Gërvalla: Mirënjohës Sudanit për vendimin, Presidentes Osmani dhe aleatëve

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas lajmit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sudani, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të vendit.

“Republika e Kosovës sot shënoi edhe një moment tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin e saj ndërkombëtar – njohjen nga Sudani. Kjo njohje vjen vetëm pak javë pas lajmit të mirë nga Kenia, duke forcuar më tej praninë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në Afrikë dhe përtej saj”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Gërvalla tutje ka shprehur mirënjohje ndaj autoriteteve sudaneze për vendimin e tyre, si dhe ka falënderuar Presidenten Vjosa Osmani për angazhimin e saj në këtë proces, duke vlerësuar gjithashtu mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë që kontribuan në këtë sukses diplomatik.

“Presim me padurim ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme diplomatike dhe bashkëpunimin konkret me Sudanin në fusha me interes të ndërsjellë”, a shkruar për fund ajo.

Sudani bëhet vendi i 119-të që i bashkohet listës së shteteve që kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika