Gërvalla mohon se e ka kërkuar largimin e ambasadorit Rohde nga Kosova

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Gjatë ditës së djeshme, “Albanian Post” ka raportuar se zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga Gjermania që ta largojë nga Kosova ambasadorin aktual të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Por këtë e ka mohuar ministrja Gërvalla.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se pretendimi se e ka kërkuar largimin e Rohdes është “sa i pavërtetë, aq edhe absurd”.

“Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Tutje ajo ka ironizuar duke thënë se nuk duhet të befasohet askush kur të lexojnë që ajo ka kërkuar edhe shkarkimin e kancelarit Scholz dhe të homologes së saj.

“Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj. Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe Ministres së Jashtme Baerbock”, ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika