Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ku sipas saj, janë skandaloze dhe të dëmshme për Republikën e Kosovës.
Madje Gërvalla thotë se deklarata e Muhaxherit se “Policia dhe Qeveria e Kosovës mund t’u kenë montuar armë kriminelëve serbë për të krijuar alibinë për ushtrim të dhunës ndaj tyre”, janë në përputhje të plotë me deklaratat e policisë serbe të viteve ’90, kur ata i vrisnin civilët shqiptarë dhe u montonin në dorë ose në shtëpi arsenal armësh për të arsyetuar dhunën dhe vrasjet e tyre.
“Partia GUXO i dënon ashpër këto qëndrime johistorike, antishqiptare dhe kundërshtetërore të Gazmend Muhaxherit, me të cilat ai dhe bashkëmendimtarët e tij barazojnë ish pushtetin okupator e gjakatar serb të Millosheviqit në Kosovë me veprimet ligjore të organeve të shtetit të Kosovës ndaj kriminelëve dhe shkelësve të ligjit në Kosovë”, thuhet tutje në reagim.
Qëndrimet e tilla, në vlerësimin e Gërvallës, bien ndesh edhe me të gjitha qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare.
“E cila për shkak të krimeve gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë, ndërmori fushatën e bombardimeve të caqeve ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe Serbi, gjë që çoi në çlirimin përfundimtar dhe më pas edhe në pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar ajo.
Gërvalla ka komentuar edhe një tjetër deklaratë të Muhaxherit, i cili, sipas saj, ka thënë se “Policia dhe Qeveria e Kosovës mund t’u kenë montuar armë kriminelëve serbë për të krijuar alibinë për ushtrim të dhunës ndaj tyre”.
“Kjo deklaratë është në përputhje të plotë me deklaratat e policisë serbe të viteve ’90, kur ata i vrisnin civilët shqiptarë dhe u montonin në dorë ose në shtëpi arsenal armësh për të arsyetuar dhunën dhe vrasjet e tyre”.
Këto dhe deklarata të tjera të Muhaxherit, sipas Gërvallës, shtrembërojnë të vërtetat historike, mohojnë krimet serbe në Kosovë dhe cenojnë rëndë sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës.
“Ato duhet të jenë objekt i trajtimit nga organet e drejtësisë”.
“Partia GUXO i dënon ashpër këto qëndrime johistorike, antishqiptare dhe kundërshtetërore të Gazmend Muhaxherit, me të cilat ai dhe bashkëmendimtarët e tij barazojnë ish pushtetin okupator e gjakatar serb të Millosheviqit në Kosovë me veprimet ligjore të organeve të shtetit të Kosovës ndaj kriminelëve dhe shkelësve të ligjit në Kosovë”, ka shtuar kryediplomatja.
Gervalla ndër të tjera ka potencuar se Partia Guxo “ka humbur çdo lloj shprese që në strukturën drejtuese të LDK-së të ketë mbetur diçka sado e vogël nga ideja burimore e LDK-së për Liri, Pavarësi dhe Demokraci të Kosovës”.