Gërvalla në Austri u flet studentëve për sulmin në Banjskë dhe sigurinë në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë një vizite në Austri ka mbajtur një diskutim me studentët e Universitetit të Salzburgut dhe u ka treguar atyre për sulmin terrorist në Banjskë, sulmet ndaj KFOR-it, e për sigurinë në vend

Pamje të postuara nga MPJD-ja

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, ka mbajtur një diskutim me studentët nga Universiteti i Salzburgut.

Para studentëve, Gërvalla ka prezantuar rritjen ekonomike, zhvillimin e demokracisë dhe shumë tema të tjera lidhur me Kosovën.

Po ashtu ministrja ka folur dhe rreth sigurisë në Kosovë, sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar, sulmet ndaj KFOR-it, kërcënimet dhe shantazhet kundër qytetarëve serb në veri nga grupe të caktuara ilegale si dhe menaxhimin efikas dhe profesional të situatës në veri nga Policia e Kosovës.

Në njoftim thuhet se studentët dhe profesorët kanë shprehur interesimin e tyre edhe për qendrimet e ministres Gërvalla rreth rezultateve të pritshme të Konferencës së Sigurisë në Mynih, agresionin rus në Ukrainë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika