Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel ku do të marrë pjesë në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Siç ka njoftuar MPJD-ja, ministrja Gërvalla do të paraqesë situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, pas sulmit të Serbisë ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok, duke adresuar veprimet destabilizuese të vazhdueshme të Serbisë dhe domosdoshmërinë që institucionet e reja të Bashkimit Evropian të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në këtë takim, Ministrja do të theksojë nevojën për një qasje të re dhe më të vendosur nga institucionet e reja të BE-së, bazuar në parimet e paqes dhe stabilitetit afatgjatë.

Gjithashtu, ajo do të ripërsërisë rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian si dhe mbështetjen për shtetet e Ballkanit me orientim pro-perëndimor.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika