Gërvalla në Gjermani, takon deputetin Kiesewetter: Diskutuam për anëtarësimin në BE dhe NATO

Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit të MPJD-së, thuhet se është diskutuar “rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë pas 24 shtatorit të vitit të kaluar, masat e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE”

Në kuadër të një vizite pune që sot ka nisur në Gjermani, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Roderich Kiesewetter.

Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit të MPJD-së, thuhet se është diskutuar “rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë pas 24 shtatorit të vitit të kaluar, masat e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE”.

“Me deputetin gjerman Kiesewetter, ministrja Gërvalla foli edhe për progresin e dukshëm në ekonomi, sundim të ligjit dhe forcim të demokracisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ministrja Gërvalla ka falënderuar deputetin gjerman, Roderich Kiesewetter, për qëndrimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës.

Këtë vizitë pune e ministres Gërvalla në Berlin, ky dikaster e konsideron se është një mundësi e mirë e koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve dhe politikave me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme gjermane.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika