Gërvalla në OKB: Partneritetet e Venezuelës dhe Rusisë kërcënojnë Ballkanin

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka theksuar rëndësinë e ndalimit të liderëve jo-demokratikë dhe ka kërkuar vëmendje ndaj ndikimit të Venezuelës në Ballkan

Kosova mbështet përpjekjet për të ndaluar liderët jo-demokratikë për të mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre dhe destabilizuar rajonet e ndryshme të botës.

Kështu ka deklaruar shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla në takimin ministror për situatën urgjente në Venezuelë, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku mori pjesë me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ministres së Punëve të Jashtme të Argjentinës Diana Mondino.

Në fjalën e saj, ministrja Gërvalla kërkoi më shumë vëmendje për aktivitetet e Venezuelës në Ballkan.

“Vura në pah edhe angazhimin e Venezuelës në Ballkan përmes miqve dhe satelitëve të Rusisë në rajonin tonë, me partneritete dhe lidhje të reja ekonomike, të cilat kërkojnë një vëmendje të shtuar dhe kujdes të veçantë”, ka deklaruar Gërvalla.

Ministrja Gërvalla ndodhet për vizitë në Nju Jork në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Shija e redaktorit

Pamje fantastike nga lëvizja e forcave rezervë të Mbretërisë së...

Shtabi i Përhershëm i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar përmes kanalit zyrtar në rrjetin social X, ka shpërndarë fotografi të lëvizjeve të forcave rezervë...

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Të fundit nga rubrika