Gërvalla në Tokio, takon drejtuesit e JICA-s dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar 

Bashkëpunimi i mëtejshëm në projekte të reja që kanë për synim zhvillimin ekonomik të Kosovës, shkëmbimin e studentëve dhe përvojave në fusha të caktuara, ishte fokusi i këtyre takimeve që Ministrja Gërvalla realizoi gjatë vizitës së saj zyrtare në Japoni

Përfundimi me sukses të lartë i projekteve, donacioneve dhe investimeve japoneze në Kosovë dhe realizimi i projekteve dhe investimeve të reja ishin temat kyçe të diskutimit në takimet e ndara të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, me drejtuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC).

“Bashkëpunimi i mëtejshëm në projekte të reja që kanë për synim zhvillimin ekonomik të Kosovës, shkëmbimin e studentëve dhe përvojave në fusha të caktuara, ishte fokusi i këtyre takimeve që Ministrja Gërvalla realizoi gjatë vizitës së saj zyrtare në Japoni”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Gjatë takimit në zyrat qendrore të JICA-s, Gërvalla falënderoi drejtuesit e kësaj agjencie për mbështetjen e dhënë Kosovës ndër vite në rindërtim, ngritje të kapaciteteve humane dhe infrastrukturore, mbrojtje të mjedisit, menaxhim të mbeturinave dhe në fushën e përmirësimit të ajrit.

Në takim me përfaqësuesit e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Gërvalla vuri në pah potencialin në fushën digjitale dhe të teknologjisë informative, si përparësi të rëndësishme të të rinjve, të cilat, sipas saj, mund të shërbejnë si një mundësi e mirë e investimeve strategjike japoneze në Kosovë, në ngritjen e punësimit dhe përspektivës së të rinjve në Kosovë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika