Gërvalla: Nepotizmi dhe punësimet e paligjshme e kanë dëmtuar rëndë diplomacinë tonë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është shprehur se nepotizmi dhe punësimet e paligjshme e kanë dëmtuar rëndë diplomacinë e Kosovës, dhe se vetëm meritokracia dhe profesionalizmi janë kriteret e vetme për punësim në institucionet e Republikës së Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka reaguar për deklaratën e Konsullit të Kosovës në New York, Lulzim Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), e ka shkarkuar nga pozita që ai mbante.

Sipas Krasniqit, arsyjet e shkarkimit të tij, kishte qenë flamuri i shenjtë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), të cilin, Krasniqi e ka mbajtur në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York.

Gjithashtu, Krasniqi i ka dërguar letër ministres Gërvalla- Schwarz, duke i thënë se, “vendimi juaj për heqjen time nga Shërbimi i Jashtëm bazohet në urrejtje dhe në paranoja”.

Ndërsa, ministrja Gërvalla- Schwarz, ka thënë se kriter punësimi në institucionet e Republikës së Kosvës është meritokracia dhe profesionalizmi. Sipas saj, asgjë më shumë e asgjë më pak nuk ka ndodhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Kemi premtuar meritokracinë dhe profesionalizmin si kriter të vetëm për punësim në institucionet e Republikës. Asgjë më shumë e asgjë më pak nuk është duke ndodhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për këtë flet edhe konfirmimi i vendimeve tona nga ana e instancave të ankimimit”, ka shkruar Gërvalla- Schwarz.

Më tej, ajo ka shtuar se punësimet e jashtëligjshme në këtë ministri, që janë bërë në të kalaurën, janë shfuqizuar, dhe se do të shfuqizohen nëse dalin të reja në pah.

“Prandaj, punësimet ilegale, të jashtëligjshme në këtë ministri, të bëra në të kaluarën, janë shfuqizuar. Nëse ndërkohë do të konstatohen të tjera, të cilat ende nuk kanë dalë në pah, edhe ato do të shfuqizohen”, ka vazhduar ministrja.

Ajo ka thënë se nepotizmi dhe punësimet e paligjshme e kanë dëmtuar rëndë diplomacinë kosovare.

Gjithashtu, ajo ka dhënë formulën për funksionimin më të mirë të MPJD-së

“Drejtësi, barazi, llogaridhënie dhe meritokraci në punësim, vlerësim të punës, ngritje në pozitë, dërgim jashtë vendit. Kjo është formula e një funksionimi më të mirë të MPJD-së, dhe e një përfaqësimi më dinjitoz të Republikës së Kosovës jashtë vendit”, ka përfunduar Gërvalla- Schwarz.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika