Gërvalla njofton Hovenierin për ndalimin e qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të Kosovës në pikat kufitare në Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se në fokus ishte edhe vota masive e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndër më të rëndësishmet ndërkombëtare, e marrë më 16 prill si dhe rruga e mëtejme drejt anëtarësimit të plotë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takimin e rregullt me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.

Me anë të një postimi në Facebook, Gërvalla ka shkruar se, diskutuan rreth situatës së fundit, duke e njoftuar atë për së afërmi rreth ndalimit arbitrar të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të Kosovës në pikat kufitare në Serbi.

“Në fokus ishte edhe vota masive e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndër më të rëndësishmet ndërkombëtare, e marrë më 16 prill si dhe rruga e mëtejme drejt anëtarësimit të plotë”, ka shkruar Gërvalla.

Ministrja Gërvalla, vlerësoi lart rolin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Ambasadorit Hovenier në proceset e rëndësishme, drejt forcimit të mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar dhe në proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

Sipas njoftimit, ministrja Gërvalla dhe Ambasadori Hovenier kanë diskutuar edhe rreth temave të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon dhe forcimin e demokracisë dhe të sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika