Gërvalla: Nuk lejojmë Republikë Serbe në Kosovë, jemi të fokusuar në marrëveshjen me njohje reciproke

Ministrja e Punëve të Jshtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jshtme të Kosovës dhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Gërvalla në një intervistë për mediumin boshnjak FENA, ka thënë se Kosova është duke u fokusuar në marrëveshjen finale që duhet të rezultojë në njohje reciproke.

“Njohja e plotë ndërkombëtare e realitetit të pavarësisë së Kosovës do të ishte një sinjal për Serbinë se destabilizimi i fqinjëve si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk është një recetë për sukses”, ka thënë Gërvalla.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, të premten e 17 shkurtit.

Në këtë letër urimi presidenti Biden ka thënë se mirëpresin miratimin e propozimit evropian nga Kosova.

Biden uron Osmanin për Ditën e Pavarësisë: Mirëpresim miratimin tuaj ndaj propozimit të BE-së, me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika