Gërvalla para deputetëve italianë shpalos vizionin integrues euroatlantik të Kosovës

"Në këtë takim u diskutua për progresin e arritur në sundim të ligjit, demokratizim, avancim të të drejtave  të njeriut, në veçanti të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, bashkëpunimin rajonal në siguri, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik", thuhet në komunikatën e MPJD-së

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme nga Dhoma e Deputetëve në Itali, Giulio Tremonti.

Ministrja Gërvalla e njoftoi Tremontin dhe deputetët edhe për aktin e agresionit serb të 24 shtatorit në Banjskë dhe ritheksoi nevojën imediate për ndërmarrjen e veprimeve kundër atyre që në vazhdimësi po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë takim u diskutua për progresin e arritur në sundim të ligjit, demokratizim, avancim të të drejtave  të njeriut, në veçanti të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, bashkëpunimin rajonal në siguri, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Në këtë takim, deputetët italianë shprehën interesimin e tyre rreth proceseve nepër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe vizionin e qeverisë së Kosovës për të ardhmen e saj integruese.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika