Gërvalla pas sulmeve në Poloni: BE-ja duhet të veprojë shumë më e vendosur për të ndaluar Putinin

Sipas Gërvalla-Schwarz, Bashkimi Evropian duhet të jetë më i vendosur për ta ndaluar presidentin rus para se ky i fundit të shkaktojë luftë në tërë kontinentin

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla





Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla –Schwarz ka dënuar sulmet e raportuara me raketa ruse në Poloni.

Përmes një postimi në Twitter, Gërvalla ka thënë se Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të presidentit të Rusisë, Putin dhe krahas kësaj, ajo ka thënë se BE-ja duhet të jetë më e vendosur për ta ndaluar atë.

“Ne vajtojmë humbjen e jetëve të pafajshme polake që janë vrarë nga raketat ruse. Mendimet tona janë me familjet, Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit. BE-ja duhet të veprojë shumë më e vendosur për të ndaluar Putinin përpara se ai dhe përfaqësuesit e tij të sjellin luftë në të gjithë kontinentin”.

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Kjo ishte hera e parë që raketat ruse kanë rënë në Poloni.

Ndërkaq, NATO po koordinohet me Poloninë pas sulmit të raketave ruse kundër kësaj të fundit. Një gjë të tillë e ka thënë për BBC-në një zyrtar i NATO-s, i cili tha se po shqyrtojnë raportet me aleatin e ngushtë, Poloninë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika