Gërvalla pas takimit me ministrin shqiptar: E falënderova nga zemra për vizitën dhe bisedën shumë vëllazërore

Ministrja Gërvalla, pas takimit me homologun e saj shqiptar, Igli Hasani, ka thënë se e ka falënderuar atë për vizitën dhe bisedën vëllazërore

Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla, pas takimit me homologun e saj shqiptar, Igli Hasani, ka thënë se e ka falënderuar atë për vizitën dhe bisedën vëllazërore.

“Mesazhi që përçon kjo vizitë në këtë vend dhe në prag të datës 17 janar, 42-vjetorit të atentatit në Gjermani, shkon shumë përtej një vizite zyrtare të një Ministri të Punëve të Jashtme në një vend fqinj”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka thënë se Republika e Shqipërisë është partneri më i dashur dhe më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës.

“Thellimi dhe forcimi i marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme në të gjitha fushat, është jo vetëm amaneti i të parëve tanë, por i kontribuon zhvillimit të të dy vendeve tona dhe stabilitetit dhe paqes afatgjatë të rajonit tonë”, është shprehur ministrja.

Gërvalla ka njoftuar se nesër nga ora 09:00 do të kenë takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe pas takimit do të deklarohen për medie.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika