Gërvalla për Blair-in: Është ndër figurat e nismës për ndaljen e luftës dhe të gjenocidit në Kosovë

"Gjatë luftës ai u shqua si mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës dhe çlirimit të tij, duke qenë ndër figurat kryesore të nismës së përbashkët të 19 shteteve anëtare të NATO-s për ndaljen e luftës dhe gjenocidit në Kosovë"

Kryediplomatja Donika Gërvalla, gjatë mbrëmjes të së dielës, e ka pritur ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Gërvalla ka thënë se Blair është njëri ndër figurat e nismës për ndaljen e luftës dhe të gjenocidit në Kosovë.

“Mbrëmë pata privilegjin e jashtëzakonshëm t’i uroj mirëseardhjen në Republikën e Kosovës ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Gjatë luftës ai u shqua si mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës dhe çlirimit të tij, duke qenë ndër figurat kryesore të nismës së përbashkët të 19 shteteve anëtare të NATO-s për ndaljen e luftës dhe gjenocidit në Kosovë. Si mik i madh i Kosovës, z. Blair do të marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga okupatori serb. Sot, ai do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika