Gërvalla: Për rekrutimin e diplomatëve nuk kërkojmë lojalitet partiak, por profesional

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se rekrutimin e diplomatëve e bën duke i parë kriteret profesionale dhe jo ato partiake

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.





Në raportimin e saj në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ministrja Donika Gërvalla, në fjalën e saj ka thënë se rekrutimin e diplomatëve e bën për shkak të kritereve profesionale dhe jo për arsye partiake.

Gërvalla ka theksuar se diplomatëve u kërkohet besnikëri dhe profesionalizëm vetëm ndaj shtetit të Kosovës, dhe jo ndaj partive.

Ajo u shpreh se ka shumë diplomatë që ajo nuk pajtohet me ta politikisht, por që i ka emëruar me vendim të saj ta përfaqësojnë Kosovën në shtete të ndryshme.

“Asnjëherë, dhe për këtë mund të bëjmë një dëgjim publik, asnjëherë në MPJD nuk është kërkuar, as lojalitet politik, as lojalitet partiak nga asnjë zyrtar dhe asnjë diplomat. Gjithmonë kam përsëritur se lojaliteti kërkohet ndaj Kosovës, dhe kërkohet ndaj detyrës që ka marrë secili diplomat. Asnjë prej diplomatëve të përcjellë nuk është anëtar i partive të koalicionit tonë, as edhe një i vetëm, asnjë nuk është”, ka thënë Gërvalla.

“Në anën tjetër jam përpjekur që duke caktuar dhe zgjedhur një gjuhë të motivimit, të atyre që ndoshta politikisht nuk pajtohen me këtë qeveri, por që janë të interesuar që përmes profesionalizimit dhe punës së tyre të shërbejnë në misione, pra kritere profesionale dhe jo partiake. Ka shumë prej tyre që nuk pajtohem politikisht në asnjë pikë, megjithatë me vendim timin e përfaqësojnë Kosovën në shtete të ndryshme”, ka vijuar ajo.

Tutje, ajo ka thënë se mosplotësimi i kushteve nga shumë diplomatë ka bërë që një pjesë e vendeve ku ka misione Kosova të mbesin vakante.

“Mosplotësimi kushteve nga diplomatë që kemi ka qenë arsyeja kryesore që një pjesë e vendeve në misione tona ka mbetur vakante. Kemi tentuar të hapim konkurs, të hapim dyert për diplomatë të ri. Problemi është që kemi trashëguar një ligj për zyrtarë civilë, i cili i  lejon vetëm MPB-së të hapë konkurset, përjashtim bën vetëm ata që kanë status të veçantë”, ka thënë ajo.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika