Gërvalla për sulmin në Banjskë: BE-ja duhet të ketë një qëndrim për pasojat që duhet të ketë agresori

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë që Bashkimi Evropian duhet të ketë një qëndrim në lidhje me pasojat që duhet të ballafaqohet agresori

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Pas përfundimit të takimit, Gërvalla ka përmendur sulmin terrorist të 24 shtatorit në Bansjkë të Zveçanit.

Ajo vuri në dukje që Bashkimi Evropian duhet të ketë një qëndrim në lidhje më pasojat që duhet të ballafaqohet agresori.

“Republika e Kosovës është partner i vendosur i Bashkimit Evropian, dhe do të vazhdojë rruga euroatlantike për integrim, dhe shpresojmë që premtimet të bëhen të vërteta. Në Ballkanin Perëndimor kemi situata rreth sigurisë dhe paqes kemi sfida, shpresoj shumë që diskutimin për sigurinë dhe paqen ta kemi jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por në kontinentin evropian, gjithashtu, dhe të kemi hapa konkretë”, ka deklaruar Gërvalla, shkruan EO.

Ajo thotë se pret nga BE-ja që të ketë një qëndrim lidhur me këtë rast dhe Serbia të ballafaqohet me pasojat.

“Kosova dy muaj më parë është përballur me një agresion nga fqinji, Serbia, dhe presim nga Bashkimi Evropian, ministrat e Jashtëm të kenë një qëndrim për sulmin dhe pasojat që agresori duhet të ballafaqohet”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika