Gërvalla pjesë në takimin e ministrave të BE-së dhe Ballkanit në Luksemburg

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Luksemburg, ku do të marrë pjesë në darkën e përbashkët të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Donika Gërvalla, kryediplomatja e Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Luksemburg, ku do të marrë pjesë në darkën e përbashkët të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas MPJD-së kjo darkë pune do të zhvillohet në margjinat e takimit të rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, ku ndër temat e agjendës është edhe procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në komunikatë po ashtu thuhet se ky takim joformal është organizuar me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, dhe synon të ofrojë një platformë për një shkëmbim të hapur dhe të drejtpërdrejtë mes shefave të diplomacisë së vendeve të BE-së dhe atyre të rajonit.

“Ndër të tjera, ministrja në detyrë Gërvalla pritet të mbajë edhe takime bilaterale me një numër ministrash të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me të cilët do të diskutojë zhvillimet e fundit në rajon, rrugën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe rëndësinë e përfshirjes së barabartë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në proceset integruese”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika