Gërvalla pret në takim ambasadorin e Çekisë, temë diskutimi edhe kidnapimi i tre policëve nga forcat serbe

Ministrja Gërvalla ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek. Në këtë takim ajo ka kërkuar sërish lirimin e tre policëve të Kosovës që u kidnapuan nga forcat serbe dhe ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar t'i bëjë presion Serbisë për lirimin e policëve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe Ambasadori i Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, të enjten ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek.

Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, ministrja Donika Gërvalla-Schwarz, e falënderoi ambasadorin Bilek për bashkëpunimin e deritanishëm dhe vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Çekisë.

“Ministrja Gërvalla e vlerësoi mbështetjen e palëkundur të Çekisë në rrugëtimin evropian të Republikës së Kosovës, sidomos gjatë kryesimit të Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, gjatë të cilës Kosova arriti të ketë vendimin politik dhe pajtueshmërinë e shteteve anëtare mbi liberalizimin e vizave dhe njëherit zyrtarisht pranuan në Pragë aplikimin e vendit tonë për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se gjatë këtij takimi u bisedua edhe për situatën në vend pas rrëmbimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Ministrja Gërvalla ka theksuar sërish se ky akt është shkelje e Kushtetutës, e sovranitetit, e rendit ligjor dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe shkelje e Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, të vitit 1999.

Ajo ka kërkuar që i gjithë komuniteti ndërkombëtar të dënojë këtë akt dhe policët tanë të lirohen sa më parë dhe pa kushte.

Në mbyllje të takimit, ministrja Gërvalla e falënderoi ambasadorin Bilek për rolin dhe kontributin e tij, duke i uruar suksese të mëtejshme në angazhimet e radhës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika