Gërvalla pret në takim Cameronin

Takimi ndërmjet ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tashmë ka filluar

Ka nisur takimi ndërmjet ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Pas takimit, Gërvalla dhe Cameron do të deklarohen për medie.

Më pas, Cameron pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani. Ndërkaq, një takim me kryeministrin Albin Kurti, Cameron e zhvilloi mbrëmë.

Kurti ka takuar sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, i cili po e viziton Kosovën për herë të parë.

Kurti i uroi mirëseardhje të veçantë në Prishtinë sekretarit Cameron, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ai u shpreh i lumtur që vitin 2024 po e fillon me një takim të rëndësishëm dypalësh me miken, partneren dhe aleaten e afërt të Kosovës, Mbretërinë e Bashkuar, teksa e uroi sekretarin Cameron për detyrën e tij të re dhe Vitin e Ri 2024.

“Në takim u theksua vlera edhe rëndësia e marrëdhënieve të forta bilaterale ndërmjet dy shteteve, teksa u diskutua për fushat dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit dypalësh në shërbim të interesave të përbashkëta dhe të fuqizimit të raporteve të ndërsjella”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika