Gërvalla pret në takim homologen belge, theksojnë nevojën për thellim të bashkëpunimit

Në kuadër të këtij takimi, të dy bashkëbisedueset vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të dy vendeve, teksa theksuan përkushtimin dhe vullnetin e dyanshëm për ngritjen e këtij bashkëpunimi në një nivel edhe më të lartë në fushat e interesit të përbashkët

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, priti të premten në takim dypalësh homologen belge, Hadja Lahbib.

Në komunikatën për media nga MPJD-ja thuhet se temë diskutimi në takim ishin rritja e bashkëpunimit ekonomik, e integrimit euroatlantik të Kosovës në prag të presidencës belge të Këshillit të Bashkimit Evropian, situata e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e vazhdimit të mbështetjes së shtetit belg mbi anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në kuadër të këtij takimi, të dy bashkëbisedueset vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të dy vendeve, teksa theksuan përkushtimin dhe vullnetin e dyanshëm për ngritjen e këtij bashkëpunimi në një nivel edhe më të lartë në fushat e interesit të përbashkët.

“Ministrja Gërvalla i shprehi mirënjohje homologes belge  për ngritjen e nivelit të përfaqësimit diplomatik në nivel Ambasade nga shteti belg në Republikën e Kosovës duke theksuar se kjo është dëshmi e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.  Si një urë lidhëse shumë e rëndësishme në përafrimin në mes dy vendeve dhe dy popujve është vlerësuar edhe roli i diasporës kosovare, e cila jeton në shtetin belg”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika