Gërvalla: Procesi i dialogut nga Lajçaku, i dështuar

Ministrja Donika Gërvalla ka thënë se ndërmjetësi për dialog, Miroslav Lajçak, është i dështuar, dhe se, sipas saj, Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku "e ka dështuar gjithë procesin e dialogut"

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla, ka thënë se ndërmjetësi për dialog, Miroslav Lajçak, është i dështuar.

“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe, si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati”, ka thënë Gërvalla për RTK.

Sipas saj, premtimet që i janë bërë Kosovës nuk e kanë pasur vlerën as 24 orë, derisa ka shkuar Lajçaku në Beograd.

“Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut”, ka thënë ministrja.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk e fsheh se drafti i Asociacionit nuk është i mirë.

Ajo ka shtuar masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë, jo vetëm të padrejta, por totalisht të pakuptueshme.

“Jo vetëm për ne, por për një pjesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Ata nuk po dinë t’i heqin, sepse nuk po dinë se për çfarë i kanë vënë”, ka shtuar tutje ajo.

Gërvalla ka folur rreth vlerësimeve nga BE-ja për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

“Ka pasur vlerësime të ndryshme nga ana e institucioneve të BE-së, të cilat kanë çuar në një vlerësim të gabuar të asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë. Fakti që BE-ja, edhe pas deklaratave e rezolutave të Parlamentit Evropian, edhe pas deklaratave të ndryshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, BE-ja si institucion pra, ajo pjesë e institucioneve të BE-së, që merret me politikën e jashtme të BE-së, konkretisht zyra e Borellit, nuk kanë arritur të japin verdiktin për atë që ka ndodhur në Banjskë”, ka theksuar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika