Gërvalla: Rasti i Faton Hajrizit është ende në mjegull

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur deri më tani në Serbi në lidhje me rastin e Faton Hajrizit.

Në një konferencë për media, Gërvalla ka thënë se ndonëse kanë marrë mostrat e shenjave të gishtërinjve që pas verifikimit ka rezultuar se i përket Faton Hajrizit, ende nuk ka garancë se bëhet fjalë për personin e vrarë dhe për pretendimet e tjera nga Serbia.

“Bashkëpunimi është inekzistent në të gjitha fushat, kemi plasuar informacionet në kohë që kemi mundur të pajisemi gjatë kësaj kohe. Kemi pasur një mostër të shenjave të gishtërinjve të një personi i cili pas verifikimit është konstatuar të jetë qytetari i Kosovës, Faton Hajrizi, mirëpo nuk kemi asnjë garancë që bëhet fjalë për personin e vrarë dhe për pretendimet e tjera. Deri më tani gjithcka cfarë ka ndodhur në Serbi është mjegull, nuk mund të themi qytetarëve që kemi informacione të sakta, mirëpo nuk fshehim asnjë prej informacioneve që kemi marrë”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo ka shtuar se i kanë kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti.

“Deri më tani gjithçka që ka ndodhur në Serbi është në mjegull. Pa dashur të paragjykojë çka ka ndodhur në Serbi, sepse jam e sigurt që nuk e dimë të gjithë të vërtetën. Kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe misioneve diplomatike që të na ndihmojë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje”, tha Gërvalla.

“Natyrisht që avokati i familjes do të ketë mbështetjen institucionale jo vetëm në Kosovë, por edhe me misionin tonë që kemi në Beograd”, ka thënë Gërvalla, duke shtuar se është e rëndësishme të dihet e vërteta e asaj që ka ndodhur.

Faton Hajrizi, shtetas kosovar, ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Në orët e para të 18 korrikut, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Një ditë më vonë, autoritetet serbe raportuan për vrasjen e tij.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 22 korrik bëri të ditur se kanë konfirmuar identitetin e Hajrizit nga shenjat e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përmes Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor (ILECU) në kuadër të Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika