Gërvalla reagon pas plagosjes së kryeministrit sllovak

"Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen"

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka reaguar pas plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Gërvalla ka kërkuar që të ndëshkohen autorët e këtij rasti teksa i ka uruar shërim të shpejtë.

“Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen”, ka shkruar Gërvalla në X.

Edhe disa liderë evropianë e kanë dënuar plagosjen e kryeministrit sllovak, ndër ta edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika