Gërvalla: Serbia shkakton konflikte artificiale, s’ka forcë që na shantazhon

"Serbia shkakton konflikte artificiale, siç ishte konflikti rreth targave, dhe i çon në konflikte reale, sikurse janë barrikadat. Nuk ka forcë që e shantazhon Kosovën", kështu ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në lidhje me situatën në veri

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka komentuar tensionet e krijuara në veri të Kosovës duke thënë se Serbia nuk ka konsensus për t’i zgjidhur çështjet me dialog.

Në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSh), Gërvalla tha se Serbia shkakton konflikte artificiale, sikurse ishte çështja e targave dhe i çon më pas në konflikte reale, ashtu sikurse ndodhi me barrikadat.

Gërvalla theksoi se nuk ka forcë që e shantazhon Kosovën, ndërsa shprehu bindjen se beteja e ardhshme do të ketë si rezultat përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit.

“Serbia shkakton konflikte artificiale, siç ishte konflikti rreth targave, dhe i çon në konflikte reale, sikurse janë barrikadat. Nuk ka forcë që e shantazhon Kosovën. E dimë që s’është e lehtë, por është betejë që do të ketë si rezultat që marrëdhëniet mes rajonit të jenë më të mira se në 2021″, ka deklaruar Gërvalla

Për Gërvallën, dialogu Kosovë-Serbi nuk ecën përpara pa njohjen reciproke.

“Raportet me Serbinë t’i ndërtojmë mbi baza parimore. Serbia nuk ka konsensus t’i zgjidhë me dialog, përveç njohjes së ndërsjellë që do t’i hapte rrugë rajonit për një bashkëpunim më të thellë mes shteteve tona”, ka vijuar ajo.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe

Ndërkaq për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ka thënë se nuk do të ndodhë në Kosovë.

Sipas saj, Asociacioni ka vdekur kur Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se bie ndesh me 23 nene.

“Ky Asociacion i cili ka pasur një marrëveshje në 2013 që u korrigjua në 2015 ka vdekur, kur Gjykata Kushtetuese ka thënë se bie ndesh me 23 nene. Nuk është legjitime për qeverinë tonë që të ofrojmë koncepte që bien ndesh me Kushtetutën e vendit. Kryeministri Kurti ka paraqitur në Bruksel një plan me gjashtë pika, një prej të cilave ka të bëjë me pakicat kombëtare”, ka theksuar ajo.

“Do të donim që në të gjitha vendet e rajonit t’u siguronin qytetarëve të pakicave sikurse ua mundësojmë ne në Kosovë. Asociacioni nuk mund të ndodhë në Kosovë, por do të ulemi të bisedojmë për zgjidhje për pakicat e komunitetit”.

Gërvalla theksoi ndër të tjera se një prej fokuseve kryesore është njohja e Kosovës nga shtetet që nuk e njohin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika