Gërvalla: Serbia të ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur

Donika Gërvalla, kryediplomatja e Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje ndaj Serbisë që të respektojë të drejtat e njeriut dhe të ndërmarrë hapa konkretë për ekstradimin e kriminelëve dhe dorëzimin e të dhënave për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në një postim në X, Gërvalla theksoi përkushtimin e Kosovës për garantimin e standardeve më të larta të të drejtave të njeriut, të cilat, sipas saj, janë konfirmuar nga Bashkimi Evropian, OSBE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut: Kosova garanton standardet më të larta të të drejtave të njeriut, siç konfirmohet nga Bashkimi Evropian, OSBE dhe organizata të tjera. Kërkojmë nga Serbia që ta respektojë Deklaratën Universale të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe t’i ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur”, ka shkruar Gërvalla.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika