Gërvalla: S’kemi informacione nëse zv/drejtori i Policisë që u ndalua në Serbi është liruar

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Ne ende nuk kemi informacionin e konfirmuar që zëvendësdrejtori i Policisë është liruar, ju lus për pak durim që në qëllim në bashkëpunim me MPB-në të ua japim informacionin e saktë”.

Kështu ka deklaruar Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila e ka kritikuar Serbinë për veprimet e saj hakmarrëse ndaj qytetarëve të Kosovës të cilët sot i bllokuan në pikat kufitare.

Ajo në një konferencë për media shtoi se një pjesë e qytetarëve tashmë janë liruar nga pikat përkatëse kufitare, por theksoi se ende s’dihet se a ka persona të tjerë që ende janë të bllokuar.

Ajo kërkoi edhe njëherë nga qytetarët e Kosovës të mos kalojnë nëpër Serbi por të udhëtojnë në rrugët tjera alternative.

“E dimë që një pjesë e atyre që janë mbajtur janë liruar, nuk mund të ju japim informacion nëse janë liruar të gjithë, apo ka ende që po mbahen në vende të ndryshme. Më lejoni të përsëris thirrjen që kemi bërë drejtuar qytetarëve tanë që të evitohet kalimi në Seri, sepse nuk e dimë sa mund të ashpërsohet strategjia e Vuçiqit. Kemi numër kontaktues që janë të qasshëm 24 orë, I lusim qytetarët që nëse kanë për të thënë diçka, por edhe ata që kanë qenë dëshmitarë sot, që ta plotësojmë spektrin e informacioneve të sakta”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika