Gërvalla takohet me Varhelyi-n në Bullgari

Shefja e Diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, është takuar me Komisionarin për Zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi

Donika Gërvalla dhe Oliver Varhely

Gërvalla është takuar të martën e 26 prillit me Komisionarin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë. Ky takim është mbajtur në kuadër të Forumit “ The EU Meets the Balkans” i cili po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Kjo është bërë e ditur nga Varhelyi në një postim në rrjetin sociali Twitter, ku ka shkruar se, “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor, përdorimi i mundësive të ofruara nga EIP dhe përparimi në dialogun Beograd-Prishtinë, janë objektivat tona të përbashkëta, ndërsa trajtojmë efektet e luftës në Ukrainë”.

Ndërkaq, ministrja Gërvalla ka thënë se BE-ja duhet t’i respektojë zotimet e saj për ta bërë vendin anëtare të saj.

Sipas Gërvalles, njerëzit në Kosovë mbështesin fuqishëm integrimin në BE, dhe vendi është duke i bërë të gjitha përpjekjet për t’i përmbushur kriteret e nevojshme për të qenë anëtare e Bllokut.

“Mesazhet që po i dërgohen Ballkanit Perëndimor, duhet të jenë shumë të qarta”, ka thënë kryediplomatja e Kosovës.

Gjithashtu, ajo ka bërë thirrje që të hiqen vizat për Kosovën, duke specifikuar se qëllimi kryesor i Prishtinës zyrtare është anëtarësimi në BE.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika