Gërvalla takon kryetarin e Strigarit, diskutojnë për ruajtjen e identitetit arbëresh

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Strigarit, Damiano Baffa.

Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se ajo dhe Baffa gjatë takimit kanë biseduar rreth përgatitjeve për ngjarjen “Ditët Arbëreshe në Kosovë”, e cila do të mbahet gjatë kësaj vere në Kosovë.

“Diskutuam për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të identitetit arbëresh dhe përmirësimin e pozitës së këtij komuniteti në Itali dhe shprehëm angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin me hapa konkretë drejt konkretizimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe komunave arbëreshe në Itali në fusha të ndryshme”, ka shkruar Gërvalla.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika