Gërvalla takon ministrin gjerman të Mbrojtjes: Kërkova një rritje dhe përforcim të rolit të Gjermanisë në rajon

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla kërkoi një rritje dhe përforcim të rolit të Gjermanisë në rajon

Bashkëpunimi mes dy shteteve në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, harmonizimi i politikave të mbrojtjes dhe sigurisë dhe integrimi i Kosovës në NATO, ishin temat kyçe të takimit të punës që sot ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pati me ministrin Federal të Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorious, në prag të vizitës së tij në Republikën e Kosovës.

“Në kuadër të këtij takimi, ministrja Gërvalla e njoftoi ministrin Pistorius rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, veprimeve të vazhdueshme kërcënuese të Serbisë dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave të shpejtë dhe të vendosur për ruajtjen e paqes së brishtë në rajon”, thuhet në njoftim.

Gërvalla falënderoi ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, në veçanti për mbështetjen e madhe që Gjermania i ka dhënë FSK-së në ngritjen e kapaciteteve, si dhe kontributin e Gjermanisë të dhënë prej vitesh në kuadër të KFOR-it.

Në këtë drejtim, ministrja Gërvalla kërkoi një rritje dhe përforcim të rolit të Gjermanisë në rajon.

Ky takim sipas këtij dikasteri shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve, duke krijuar mundësi për një të ardhme të sigurt dhe prosperuese në rajon.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika