Gërvalla takon O’Brien, flasin për sigurinë në Kosovë e aspiratat euroatlantike

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në ShBA është takuar edhe me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien.

Gërvalla ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për raportin Kosovë-ShBA, forcimin e sundimit të ligjit dhe arritjen e aspiratave të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Tutje ministrja ka thënë se me O’Brien kanë folur për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon dhe për zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë.

“Në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare. Diskutuam po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika