Gërvalla takon Peachin, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën euroatlantike

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Sipas njoftimit, në këtë takim vend të veçantë zunë marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, partneriteti mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, mbështetja e parezervë ndaj Kosovës në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe bashkëpunimi në fushat e shumta me interes të përbashkët.

“Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla falënderoi Lordin Peach për qëndrimin konsistent të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të qëndrimeve dhe interesave të drejta të Kosovës dhe proceseve nëpër të cilat po kalon shtetin ynë, duke përshëndetur një prani më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, emisari britanik i uroi ministres Gërvalla dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika