Gërvalla takon presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, flasin për anëtarësimin e Kosovës

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, në Strasburg ka takuar presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Theodoros Roussopoulos.

Gërvalla, përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se kanë diskutuar finalizimin e procesit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gërvalla, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe ambasadorin Lulzim Hiseni, kanë shprehur mirënjohje për rolin dhe mbështetjen e presidentit Roussopoulos në sigurimin e një procesi të drejtë dhe meritokratik brenda PACE.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika