Gërvalla thirrje ndërkombëtarëve: Agresori i Banjskës duhet të sanksionohet

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të dalë pa vonesë me qëndrim për sulmin serb në Banjskë, duke shtuar se agresori duhet të sanksionohet

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka theksuar nevojën që bashkësia ndërkombëtare të reagojë pa vonesë ndaj sulmit serb në Banjskë, duke kërkuar sanksione kundër agresorit.

Në një konferencë për media të mbajtur të martën pas takimit me homologun e saj shqiptar, Igli Hasani, ministrja ka përmendur ndryshimet thelbësore në situatën në veri dhe aktin e hapur të agresionit nga Serbia.

Ajo ka theksuar se mungesa e ndëshkimit rrezikon përsëritjen e sulmit të 24 shatorit të vitit të kaluar dhe ka bërë thirrje për një qëndrim të qartë nga komuniteti ndërkombëtar.

Po ashtu, Gërvalla ka njoftuar homologun shqiptar për zhvillimet në veri.

“Gjatë bisedës që sapo zhvilluam, e urova ministrin për marrjen e detyrës së tij, e cila lidhet me përgjegjësi të mëdha jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë kombin shqiptar kudo në botë”, është shprehur mes tjerash kryediplomatja kosovare.

Ajo ka shtuar se heshtja e komunitetit ndërkombëtar mund të shihet si një lehtësim për agresorin, ndaj është e rëndësishme që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për ndëshkimin e tij.

“E njoftova Iglin për situatën në veri, ndryshimet thelbësore që kanë ndodhur atje, aktin e agresionit të hapur serb, duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare pa vonesë të dalë me qëndrim të qartë të asaj që ka ndodhur në Banjskë dhe të sanksionojë agresorin. Mungesa e ndëshkimit bart në vete rrezikun e përsëritjes”, është shprehur Gërvalla.

“Vetëm unifikimi dhe bashkërendimi i politikave dhe qëndrimeve tona na bëjnë më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare dhe sjell rezultatet konkrete për qytetarët e dy vendeve tona”, ka shtuar ajo.

Siç ka thënë ajo, bashkësia ndërkombëtare duhet të mos mbetet e heshtur dhe të ndëshkojë ashpër çdo tentativë destabilizuese.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka deklaruar se po i përcjellin me vëmendje hetimet ndërkombëtare që po zhvillohen lidhur me sulmin e ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Në konferencë për media, Hasani ka thënë se nga partnerët ndërkombëtarë, Shqipërisë i janë prezantuar disa fakte lidhur me këto të hetime, të cilat siç ka deklaruar, presin të bëhen publike.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika