Gërvalla thotë se Osmani është avokatja më e mirë e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla për pjesëmarrjen e Kosovës në samititn inagurues të Komunitetit Politik Evropian ka thënë se "sa më shumë të dëgjohet zëri ynë aq më të favorshme do të jenë vendimet për rajonin tonë"

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.





Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e ka vlerësuar presidenten Osmani si avokaten më të mirë të shtetit në skenën ndërkombëtare.

Derisa, Osmani është duke qëndruar në Pragë në kuadër të samitit inagurures të Komunitetit Politik Evropian, Gërvalla ka thënë se “sa më shumë të dëgjohet zëri ynë aq më të favorshme do të jenë vendimet për rajonin tonë”.

“Presidentja Osmani jo vetëm në këtë samit por kudo ka treguar një prezencë të jashtëzakonshme. Kemi qenë së bashku në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së OKB-së dhe kemi pasur takime të shumta me udhëheqës botëror. Presidentja është avokatja më e mirë e kësaj republike kudo në skenën ndërkombëtare”, ka theksuar ministrja Gërvalla, raporton RTK, transmeton Portali Dukagjini.

Ndërsa për çështjen se nëse Kosovën po e dëmton fakti se në secilin takim me faktorët ndërkombëtar është duke u diskutuar për dialogun, Gërvalla është shprehur se do të fillonte të shqetësohej nëse dialogu do të ishte tema e vetme në këto takime.

“Dialogu është opsioni më i mirë. Ne kudo e dëshmojmë se dialogu nuk është duke dështuar për shkak të mosangazhimit të institucioneve tona”, ka thënë tutje Ministrja e Punëve të Jashtme.

Sipas Gërvallës, institucionet udhëheqëse kanë pasur propozime reale se si mund të arrihet marrëveshja finale me Serbinë.

Tutje, minsitrja e Punëve të Jashtme ka shtuar se “në anën tjetër mungon gatishmëria e palës serbe, e cila nuk është e interesuar për një dialog të mirëfilltë e as për procesin e integrimit evropian”.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika