Gërvalla thotë se s’do ta dërgojë draftin në Kushtetuese, akuzon disa shtete se janë me Serbinë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se oferta e tyre për dërgimin e draftit në Kushtetuese e ka humbur relevancën pas mbledhjes së sotme në KiE, derisa ka akuzuar disa shtete anëtare se kanë zgjedhur t'i japin mbështetje fushatës së Serbisë kundër Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se oferta e tyre për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese e ka humbur relevancën dhe aktualitetin pas mbledhjes së sotme në KiE.

“Duke qenë se vendit i ishte vendosur një parakusht i vonshëm, joformal e arbitrar, Qeveria e Republikës së Kosovës bëri një propozim dje (përmes një oferte të shënuar në një komunikim përmes letres drejtuar KiE-së) të arsyeshëm për tejkalimin e bllokadës që kishte krijuar ky parakusht i fundit. Edhe pse oferta jonë, e konsultuar me partnerë të shteteve anëtare, në këmbim të një vendimi pozitiv sot në Komitet të Ministrave ofroi një platformë të gjerë të punës së përbashkët, ajo ofertë nuk u mor parasysh. Rrjedhimisht, ajo letër me ofertë e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së sotshme të Komitetit të Ministrave”, ka thënë ministrja.

Gërvalla për mosfutjen në agjendë të anëtarësimit të Kosovës në KiE nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare, ka thënë se kjo është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila në opinionin e saj tha se Kosova duhet të anëtarësohet, pa parakushte shtesë.

Ajo është shprehur se në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës kishte intervenime nga shtete të ndryshme anëtare, të cilat kërkuan anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Nuk kemi lënë gur pa lëvizur, gjithnjë përbrenda kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, për interesin e Kosovën”, ka thënë Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare ka akuzuar se disa vende anëtare kanë zgjedhur t’i japin mbështetje fushatës së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Megjithatë, në vend të Opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe një propozimi të arsyeshëm e serioz nga Qeveria e Kosovës, disa vende anëtare zgjodhën t’i dalin në krah padrejtësive dhe t’i japin mbështetje fushatës lobuese të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës, duke privuar kështu qytetarët e Republikës së Kosovës nga të drejtat dhe mundësitë që ofrojnë mekanizmat e kësaj organizate, veçanërisht për komunitetet e pakicës etnike dhe komunitetet e tjera të margjinalizuara”, ka theksuar Gërvalla.

Ministrja ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës (KiE) nuk mund të ndalet” edhe nëse vonohet për shkak të ndonjë kundërshtari të Kosovës apo lobimit të Serbisë”.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika