Gërvalla thotë se Serbia shtiret se është për dialog, por është e përgatitur për luftë

"Kur ke në dialog që janë të përgatitur për luftë dhe shtiren se janë për dialog me ju dhe kërkojnë që implementohen rezultatet e njëanshme për të cilat njëra palë nuk i pranon më", thotë ministrja Donika Gërvalla

inistrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka akuzuar palën serbe se shtiret se është e gatshme për dialog, por sipas saj, të njëjtit janë të përgatitur për luftë.

Kështu tha ajo në pyetjen se pse është aq e vështirë implementimi i marrëveshjes, pavarësisht asaj që e ka Serbia, në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”, ku po diskutohet për përshkrimin e së ardhmes, drejtimet e politikave dhe angazhimin diplomatik.

“Kur ke në dialog që janë të përgatitur për luftë dhe shtiren se janë për dialog me ju dhe kërkojnë që implementohen rezultatet e njëanshme për të cilat njëra palë nuk i pranon më. BE-së i është dhënë një dokument nga kryeministrja e Serbisë ku thuhet se ata nuk ndihen të obliguar nga rezultatet e dialogut nga viti i shkuar. Nëse shkohet një hap para dhe dy prapa, atëherë pyetja është a do të kthehemi në të 90’tat”, u shpreh Gërvalla.

Ajo thekson se fjala dialog nënkupton “dy”.

Sipas saj, është e nënkuptueshme që pala serbe është kundër dialogut teksa potencon sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbet i vdekur rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Fjala dialog nënkupton dy, nuk është monolog. Po të donim të merrnim vendime lidhur me qytetarët tanë në Kosovë, atëherë do të duhej të jemi në gjendje të marrim përgjegjësi dhe të marrim vendime, por partnerët tanë dhe miqtë nuk rreshtin së ndaluari duke na shpjeguar se duhet të angazhohemi në dialog dhe në dialog duhet të kesh dy palë, përndryshe nuk ka nevojë të kesh dialog. Kur e ke njërën palë që është kundër dialogut dhe tregon me veprime konkrete si ngjarja e 24 shtatorit ku kishim një akt sulmi kundër Kosovës apo agresionit kundër Kosovës dhe ne pretendojmë se kemi dialog në Bruksel, atëherë çdo nxënës në shkollë do ta kuptojë se kjo nuk është ajo që mësohet në shkollë dhe universitet për dialogun si proces, sepse dialogu nënkupton angazhimin e dy palëve me një synim që të arrihet një e ardhme më e mirë sesa ajo që ekziston në të kaluarën dhe në të tashmen”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika