Gërvalla vizitë zyrtare në Monako, në fokus anëtarësimi në organizata ndërkombëtare

Ministrja  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, do ta zhvillojë një vizitë zyrtare në Monako

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, fillon vizitën zyrtare në Monako, në fokus anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, gjatë vizitës dyditore, Gërvalla do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të larta shtetërore të Principatës së Monakos.

“Ministrja Gërvalla do të pritet në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Isabelle Berro-Amadeï, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, z. Fabrice Notari dhe përfaqësues të tjerë. Vizita e Ministres Gërvalla në Monako është një mundësi e mirë e zhvillimit dhe fuqizimit të raporteve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se “Principata e Monakos ka mbështetur Kosovën në fushën e telekomunikimit, duke i mundësuar përdorimin e kodit telefonik, asistencë në instalimin dhe funksionalizimin e telefonisë mobile në Kosovë, në procesin e deritanishëm të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje në fushatën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA etj”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika