Gërvalla viziton komunat arbëreshe të Kalabrisë në vigjilje të Pashkëve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla bashkë me Zëvëndësministren, Liza Gashi dhe Ambasadoren e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim ka vizituar komunat arbëreshe në rajonin e Kalabrisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla bashkë me Zëvëndësministren, Liza Gashi dhe Ambasadoren e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim ka vizituar komunat arbëreshe në rajonin e Kalabrisë.

Sipas njoftimit, ministrja ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Komunës Shën Sofia, Daniele Attanasio Sisca, kryetarin e Komunës Strigari, Damiano Baffa dhe atë të Shën Mitrit, Ernesto Madeo, i cili njëherit është edhe Komisioner i Fondacionit të Institutit Rajonal të Komunitetit arbëresh të Kalabrisë.

Gjatë këtyre takimeve Ministrja Gërvalla vlerësoi lartë rolin historik të këtyre komunave në ruajtjen dhe promovimin e identitetit, kulturës dhe gjuhës së tyre përgjatë më shumë se 500 vite.

“Identifikimi i nevojave dhe mundësive reale për bashkëpunim në projekte konkrete mes Republikës së Kosovë, përkatësisht komunave të Kosovës dhe komunave arbëreshe në Kalabri, në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore si dhe rritjes së bashkëpunimit në shkëmbime tregtare mes dy vendeve”.

Gjatë qëndrimit në komunat arbëreshe të Kalabrisë, Ministrja Gërvalla vizitoi shtëpinë e themeluesit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Jeronim De Rada, shtëpinë e poetit Zef Serembe, kishën dhe kolegjin e  Shën Adrianit, kishën e Shën Thanasit, kishën e Shën Kosmait dhe Damianit, famullinë e Shën Mitrit ku së bashku me komunitetin arbëreshë mori pjesë në meshën e së premtes së shenjtë.

Gjatë vizitave Ministrja Gërvalla shprehu falënderimet e saj për mikpritjen dhe dashamirësinë e pranuar nga motrat dhe vëllezërit arbëresh dhe u shprehë që së shpejti do të takohen në Kosovë për të konkretizuar projektet për të cilat u diskutua gjatë takimeve në komunat arbëreshe të Kalabrisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika