Gërvalla viziton Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në NATO

Ministrja e jashtme, Donika Gërvalla ka zhvilluar disa takime në vizitën e saj në selinë e NATO-së. Gjithashtu ajo ka vizituar edhe Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në këtë aleancë

Pamje nga takimi

Në kuadër të vizitës në NATO, ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe delegacionit të Kosovës i është rezervuar një pritje e veçantë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në NATO, nga ambasadori Ilir Gjoni dhe përfaqësuesi ushtarak në Komitetin Ushtarak, gjeneral Ilir Pujo.

Fillimisht, Gërvalla është pritur në takim të përbashkët nga ambasadori Gjoni dhe gjenerali Pujo, për të vazhduar me tutje në një takim të përbashkët me strukturat civile dhe ushtarake të Shqipërisë në NATO.

Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla vlerësoi lart rolin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe shprehu falënderimet për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimit euroatlantik.

Ajo përgëzoi Shqipërinë për inaugurimin e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, si një pikë e rëndësishme gjeostrategjike, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin dhe më gjerë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika