Gërxhaliu: Rritja e të hyrave në Doganë dhe në ATK është në aspektin kuantitativ e jo të vlerës

Safet Gërxhaliu, njohës i çeshtjeve ekonomike, është shprehur se rritja e të hyrave në Doganë dhe në ATK, është rritje në aspektin kuantitativ e jo në aspektin e vlerës

Safet Gërxhaliu, njohës i çështjeve ekonomike

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka treguar se rritja e të hyrave në Doganë dhe në ATK nuk është në aspektin e vlerës, por në aspektin kuantitativ.

Ai, përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, ka thënë se indikatori më i mirë për matjen e ekonomisë është kënaqësia e qytetarëve.

“Indikatori më i mirë që e mat ekonominë dhe aspektin social në një shtet është kënaqësia e qytetarëve, dhe nëse e shihni këtë te qytetarët e Kosovës, kemi më shume arsye për brengosje sesa për krenari e eurori”, është shprehur Gërxhaliu.

Gërxhaliu gjithashtu shprehet kritik ndaj qeverisë, duke thënë se një qeveri e cila pret të hyra nga sektori privat dhe duke parë distancimit e saj ndaj qytetarëve, është mjerim.

“Të pritësh të hyra nga sektori privat dhe të kesh këtë distancë ndaj tyre si institucione dhe si qeveri, me të vërtetë është për mjerim që mund ta gjeni në Kosovë, e cila për fat të keq ka orientim majtist dhe dëshiron të prodhojë politikë dhe ekonomi të njëjtë”, ka thënë Gërxhaliu.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika