Gërxhaliu: Situata ekonomike kërkon dialog, jo gjithmonë politika duhet të jetë dominante në agjendat ditore në Kosovë

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se situata ekonomike në vend kërkon parneritet dhe dialog. Ai ka thënë se jo gjithmonë politika duhet të jetë dominante në agjendat ditore në Kosovë

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova po ballafaqohet me dy situata kontradiktore.

“Në njërën anë kemi deklarata të institucioneve vendore të cilat lajmrojnë rritje të të hyrave, rritje të qëndrueshmërisë ekonomike dhe performancë pozitive. Në anën tjetër po e shihni që inflacioni dhe pasojat e inflacionit kanë bërë të vetën, që jeta në Kosvë të jetë çdo ditë më e shtrenjtë”, ka thënë Gërxhaliu.

Gërxhaliu ka thënë se ka vite që kemi stagnim në rritjen e pagave dhe se pagat aktuale janë shqetësuese.

“Në tri kategori ke paga 190 euro, ke paga 230 deri në 250 euro, ke paga 340 euro. Është shqetësimi më i madh që e tensionon këtë situatë të pasigurisë edhe në aspektin social. Prandaj, vërtetë është një situatë që kërkon dialog, kërkon partneritet”, ka thënë ai, duke kërkuar që jo gjithmonë politika të jetë dominante në agjendat ditore në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika