Geta Beqa inkurajon gratë të mos ndalen drejt suksesit

Geta Beqa, kampione e botës në kategorinë ‘Wellness’ e ftuar në emisionin “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini ka folur për sakrificat e mëdha që i kaloi për të arritur deri tek sukseset e shumta

Gentiana Beqa e ftuar në emisionin "Radar" në Radio Dukagjini

Gentiana Beqa, kampione e botës në kategorinë ‘Wellness’, kampione në disa gara të rëndësishme të ‘bodybuilding’-ut në Evropë dhe më gjerë, gjatë bisedës në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini ka folur për sakrificat e mëdha që i kaloi për të arritur tek sukseset.

Duke folur për garën e fundit ku edhe u shpall kampion bote në kategorinë ‘Wellness’, në Kampionatin Botëror të Fitnesit të zhvilluar në Korenë e Jugut, Geta tha se i janë dashur disa vite punë intensive për të formuar muskujt për një garë të tillë.

“Aktualisht unë jam “Wellness”-i i parë në histori. Kisha besim në aftësitë e mia, por bota është një vend i madh me kombe shumë më të mëdha, ka pasur konkurrencë bukur të madhe në këtë garë, por puna ime 20 vjeçare me punë, ushtrime dy here në ditë, kujdes në ushqim e veçanarisht para garave, më ka bërë kjo që jam” ka thënë Geta. Në garën në Korenë e Jugut, Geta e ka përfaqësuar Shqipërinë dhe për këtë ka thënë se ndihet shumë krenare.

“Në vitet 2017 dhe 2018 unë i kam fituar të gjitha medaljet e arta që një sportist ëndërron t’i ketë. Por diçka sikur më mungonte, më mungonte përfaqësimi i Shqipërisë, flamuri Kuq e Zi. Është  emocion i veçantë kur e sheh flamurin kombëtar të valëvitet në arenën botërore. Kur ekzekutohet himni në një tjetër skaj të globit, ku bën çdo njeri të ndihet krenar që është shqiptar” ka thënë Geta për Radio Dukagjini.

Gentiana Beqa, e cila është nënë e tre fëmijëve, pati një mesazh motivues dhe fuqizues për të gjitha gratë, duke i inkurajuar që asnjëherë të mos ndalen në rrugën e tyre drejt suksesit.

“Të jesh nënë nuk është pengesë të bëhesh dhe kampione, por vetëm duhet vullnet e punë dhe suksesi është i garantuar.

Çdo njeri, çdo nënë, çdo femër, nëse ia vendos vetes disa cile për t’i arritur gjithsesi se ajo do t’ja dal”, ka thënë Geta.

Ajo shpreson se rrugëtimi i saj do të jetë frymëzim edhe për gratë e vajzat e tjera.

Geta Beqa, e cila njëherësh është edhe profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Sportive në Universitetin e Prishtinës, konsiderohet si një nga emrat më të kërkuar në Kosovë sa i përket kujdesit të trupit.

Këtë epitet e ka fituar me shumë mund sepse është kthyer në një trajnere tejet joshëse dhe shumë e kërkuar nga fytyrat publike.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika