Në Gjakovë, ka pasur mosmarrëveshje verbale mes një mashkulli dhe një femre, i dyshuari mashkull i ka kërkuar viktimës femër të largohet nga banesa.
Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar i ka kërkuar viktimës që të largohet nga banesa. Gjatë kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë”, thuhet në raportin e Policisë.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt, dhe viktima është dërguar në strehimore.