Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës njoftohet se një punëtor i pompës së derivateve në Gjakovë, ka raportuar në Polici se një klient ka kryer pagesën me një monedhë 100 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Në njoftimin e Policisë thuhet se tashmë monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
“FALSIFIKIM I PARASË|Babaj Bokës, Gjakovë 14.01.2023 – 00:01. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pompë të derivateve, ka informuar se një klient ka bërë pagesë me një monedhë prej 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.