Pas disa muajve torturë dhe keqtrajtim, veprimtari Gani Koci u dënua dhe u dërgua në vuajtje të dënimit prej 15 vjetësh në kohën e ish-Jugosllavisë. Fillimisht ai u burgos në Beograd dhe më pas u transferua në burgun e Nishit.
Koci në një intervistë në “Debat Plus” ka treguar se në vitin 1987, vizitohet nga shqiptarët e UBD-së që torturuan gjatë kohë së hetimeve, Januz Loshi e Bashkim Kursani.
Loshi e kishte pyetur Kocin se a ka ndryshuar, pasi i kishte rreth 6 vjet në burg.
“Më thotë Januz Loshi: ‘A ke ndryshu?’. I thash; Po Jonuz qysh s’kam ndryshuar’. Më pyeti: ‘A ke ndryshu për mirë a për keq?’. Thash: Për mirë Januz kom ndryshu.
“Ato ide të 81-shes si ki ma”, më pyeti. Jo bre i ri jom kanë atëherë e s’kom dit, e tash i kom ba do vjet…tash ato ide janë pjek, janë forcu e atëherë janë kanë të zbehta se kam qenë i ri dhe a pe sheh ndryshimin, po bajë syza… Më tha: ‘D.m.th. ti s’ke ndryshu ‘a. I thash: Jo jo, s’kom ndryshu qysh po mendon ti”.
Loshi e sheh që edhe pas 6 vjetësh në burg e torturave, Kocit nuk i kishe ndryshuar bindja për liri e pavarësi të Kosovës.
“Gjaku deri në gju ka mu bo e s’ka mu bo Republika e jote”, kishte thënë Loshi, sipas Kocit.
“Po të betohem Gani Koci se pa të komprometuar se la”, e kishte kërcënuar përsëri Loshi.
“Kam me të lëshu pas 1 muaji, dhe lë më që shokët dhe dashamirët që i ki që s’kanë me të fol po as të shpis tane s’kanë me të fol ma”, i kishte thënë më tej Loshi.
Tutje ai ka treguar edhe ballafaqimin pas lirimit nga burgu me të.
“Mas burgut ka kërku me u taku… doja me dëshmitar me u taku. E marr kryetarin e degës së Skënderajit, edhe një kusheri timin që ka vdekë. Në takim me të në Skënderaj. U ulëm… ka qenë në vitin 1992. Më tha shoku Gani, kam punu ti e din, po tash jam në sindikatën e policisë. Unë atëherë isha kiq, në KMDLNJ. Më tha se jemi ne hulumtim, kemi qef që te ti me i plasu informacionet, shumë mirë i thash që paske ardh e je kthy te unë. Pritke aj, që po ia përmendi të këqijat… Kur dola shokët më thanë pse si the asgjë. Ai qëllimin e ka pas me u shprazë unë. Por une se kam bërë sepse ka qenë qëllimi i tij”, tha ai.