“Gjaku nuk shitet”, “Drejtësi për vëllaun tonë”, në Podujevë mbahet marsh për Lulzim Fejzullahun

Në këtë marsh është bërë thirrje për drejtësi për rastin e Lulzim Fejzullahut, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga rrahja brutale

Në marshin për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu, i cili u rrah për vdekje nga dy të mitur, kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Në këtë marsh është bërë thirrje për drejtësi për rastin e Lulzim Fejzullahut, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga rrahja brutale.

“Gjaku jo nuk shitet”, “Drejtësi për Lulzimin”, “Gjaku nuk është ujë”, “Drejtësi për vëllaun tonë”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve.

Marshuesit janë duke i nisur nga vendi ku është sulmuar 18-vjeçari, për të vazhduar deri te komuna e Podujevës.

Prokuroria ka vendosur masën paraburgim për dy të miturit e dyshuar që morën pjesë në përleshjen fizike, pas së cilës Lulzimi mbeti i plagosur dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK ku ndërroi jetë nga plagët e marra më 20 janar.

Rasti nga policia është cilësuar si vrasje e rëndë dhe është dënuar nga kryeministri Albin Kurti.

“Vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut duhet të jetë alarm për të gjithë, përfshirë institucionet, për të punuar më shumë me të rinjtë dhe të rejat, që të orientohen sa më shumë drejtë arsimimit dhe edukimit, në mënyrë që të mos e shohin dhunën si zgjidhje dhe që të qëndrojnë sa më larg sjelljeve agresive dhe akteve të dhunës që mund të përfundojnë me pasoja tragjike”, kishte thënë Kurti gjatë vizitës për ngushëllime te familja e të ndjerit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika