Gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara sekuestrohen në shtëpinë e Bidenit

Hetuesit e Departamentit Amerikan të Drejtësisë kanë gjetur gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara gjatë një kontrolli 13 orësh në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delaware

Presidenti Joe Biden

Një kontroll i ri në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Wilmington, Delaware, nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, të premten, gjeti gjashtë sende të tjera, duke përfshirë dokumente me shenja klasifikimi, tha një avokat i presidentit në një deklaratë të shtunën mbrëma.

Disa nga dokumentet e klasifikuara dhe “materialet rrethuese” datojnë nga mandati i Biden në Senatin e SHBA, ku ai përfaqësoi Delaware nga viti 1973 deri në 2009, sipas avokatit të tij, Bob Bauer.

Dokumentet e tjera ishin nga qëndrimi i tij si zëvendëspresident në administratën Obama, nga viti 2009 deri në vitin 2017, tha Bauer, shkruan Reuters.

Departamenti i Drejtësisë, i cili kreu një kontroll që zgjati mbi 12 orë, mori gjithashtu disa shënime që Biden i kishte shkruar personalisht si zëvendëspresident, sipas avokatit.

Presidenti ofroi qasje “në shtëpinë e tij për të lejuar DD të kryejë një kontroll në të gjithë ambientet për të dhënat e mundshme të zëvendëspresidentëve dhe materialet e mundshme të klasifikuara,” tha Bauer.

As Biden dhe as gruaja e tij nuk ishin të pranishëm gjatë kontrollit, tha avokati. Biden është në Rehoboth Beach, Delaware, për fundjavën.

Hetuesit e Departamentit të Drejtësisë e koordinuan kërkimin me avokatët e Biden para kohe, tha Bauer, dhe avokatët personalë të presidentit dhe të Shtëpisë së Bardhë ishin të pranishëm në atë kohë.

Të dhëna të tjera të klasifikuara të Qeverisë u zbuluan këtë muaj në rezidencën e Biden-it në Wilmington, dhe në nëntor në një zyrë private që ai mbante në një institut kërkimi në Uashington, DC, pasi përfundoi mandatin e tij si zëvendëspresident në administratën Obama në 2017.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika