Vlera e drogës së konfiskuar nga zbulimi i laboratorit kultivues të drogës, në Izvor, ka rezultuar të jetë në vlerë prej gjashtë milionë euro, ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro.
Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milonë euro ndërsa vlera e paisjeve 1.5 milionë euro”, ka deklaruar Sveçla.
Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia të hënën ka zbuluar laboratorin e kultivimit të drogës me mbi 10,000 fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sevçla, nëpërmjet rrjetit social Facebook ka njoftuar se ka rezultuar i suksesshëm aksioni i Policisë së Kosovës.
Të hënën, në mëngjes duke u raportuar për aksionin e Doganës dhe Policisë së Kosovës në veri të vendit, gjithashtu është raportuar se ka pasur të shtëna armësh në drejtimi të Policisë.
Nga të shtënat gjatë aksionit policor kundër krimit të organizuar, nuk ka pas të lënduar. Aksioni i doganës dhe policisë së Kosovës është cilësuar si i suksesshëm edhe nga ana e ministrit Sveçla.
Sveçla ka thënë se, në mënyrë të pandalshme do ta luftojë krimin në Republikën e Kosovës.
“Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg”, ka shkruar në reagimin e tij, në rrjetin social Facebook, Sevçla.
Ndërsa ai, e ka konfirmuar se ka pas edhe të shtëna në drejtim të Policisë së Kosovës.
“Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material”, ka thënë ai.
Sveçla më tej ka thënë se, Kosova do të çlirohet nga krimi, edhe ka shprehur mirënjohje për Policinë edhe Doganë e Kosovës.
Ndërkaq, gjatë së hënës gjithashtu edhe në Ferizaj, policia ka sekuestruar reth 70-të kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj.
Nga ky aksion, janë arrestuar dhjetë persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .