Gjashtë muaj burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për dhënien e 5 eurove ryshfet zyrtarit policor

Fotografi ilustruese

Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 2000 euro gjobë të akuzuarin Dalibor Staniq për dhënie të ryshfetit.

Aktgjykimi dënues ndaj tij është shpallur të martën, nga gjykatësi i rastit Avni Mehmeti.

Sipas aktgjykimit, denimi me burgim të kushtëzuar në kohëzgjatje prej 6 muaj nuk do të ekzekutohet brenda afatit 1-vjeçar, nëse i akuzuari Staniq nuk kryn vepër penale.

Staniq gjithashtu obligohet t’i paguajë shpenzimet e procedurës gjyqësore dhe atë 20 euro në emër të paushallit gjyqësor, dhe 50 euro në emër të fondit të viktimave të krimit.

Gjykata vendosi edhe largimin e dorëzanisë dhe shuma e dorëzanisë t’i kthehet të akuzuarit Staniq, pasi i njëjti ta paguajë dënimin me gjobë.

Në seancën fillestare të mbajtur po sot i akuzuari Staniq e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohej.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 25 qershor 2024 nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Dalibor Staniq akuzohet se më 27 maj 2024, rreth orës 14:00, në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq, në fshatin Kamenicë i ka dhënë dhuratë personit zyrtar, në atë mënyrë që personi zyrtar të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se derisa Staniq ka qenë duke e drejtuar kamionin e tij është ndalur nga zyrtari policor Fidan Ademi, i cili e ka njoftuar të pandehurin Staniq që e ka tejkaluar shpejtësinë e levizjës me kamion, dhe ia kishte kërkuar dokumentet, ndërsa Staniq ia kishte dhënë dokumente ku në mes të tyre i kishte futur 5 euro, edhe pasi zyrtari policor e kishte njoftuar se është nën vezhgimin e kamerave.

Me këto veprime, sipas aktakuzës Dalibor Staniq akuzohet se ka kryer veprën penale “ Dhënie e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika